Edhe pse rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Shqipëri ende nuk është bërë zyrtarisht i njohur, nga Gjermania vijnë reagime nga deputetë të opozitës në Bundestag.
Dy reagimet e para nga Bundestagu për zgjedhjet në Shqipëri vijnë nga opozita. Deputetja liberale, Renata Alt, nuk pret ndonjë ndryshim të madh në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 26 prillit 2021. “Pavarësisht se kush do të formojë qeverinë e re, në Shqipëri nuk pritet ndonjë ndryshim i vërtetë,” tha Alt në një prononcim për media.
“Rama është kritikuar për mungesën e reformave në luftën kundër korrupsionit dhe në gjyqësor, por as partia më e madhe e opozitës, e cila është në bojkot të vazhdueshëm, nuk duket se është një alternativë e vërtetë. Asnjë nga partitë nuk dha më shumë sesa premtime të paqarta zgjedhore.” – kritikoi deputetja liberale në analizën e saj. Ajo kërkon të vijohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.