Ish-bashkëshortja e Princ Lekës, Elia Zaharia, ka reaguar për emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ndërsa është shfajësuar për momentet e sherrit befasuee në shtëpinë e Princit.
Elia tha se kjo është një situatë e vështirë për të dhe familjen e saj ndërsa shtoi se Leka është përpjekur t’i dhunojë të atin.
‘Është situatë e vështirë për mua dhe familjen time pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjejë Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar.
Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveçse u përpoqa ta ndaloj’- është shprehur Zaharia.