Kylian Mbappe ka thënë se i vjen keq dhe se është i pikëlluar skajshmërisht për humbjen e penalltisë vendimtare që i kushtoi Francës me largim të hershem tronditës nga Euro 2020, pas humbjes nga Zvicra.
Pas një betejë të zjarrtë 3:3 gjatë 120 minutave lojë, Yann Sommer e mbrojti penalltinë e Mbappes dhe ia siguroi Zvicrës triumfin 5:4 në penallti, raporton Gazeta Express.
Dhe, me atë fitore, Zvicra e rrëzoi kampionen e Botës 2018 dhe favoritin kryesor të Euro 2020.
Mbappe ishte i vetmi që e humbi penalltinë. Por penalltia nuk ishte gabimi i vetëm i yllit të Paris Saint-Germain mbrëmjen e së hënës.
Duke folur pas ndeshjes, ai ndjeu përgjegjësi për dështimin e Francës: “Trishtimi është i pakufi pas këtij eliminimi, sepse ne nuk ishim në gjendje ta arrinim synimin tonë.”
Mbappe shtoi: “Më vjen keq për penalltinë. Unë doja ta ndihmoja ekipin por e humba atë. Të çlodhem do të jetë e vështirë, por fatkeqësisht është një gabim në sportin që e dua aq shumë”.
“E di që të gjithë tifozët do të zhgënjehen por pavarësisht, unë dua t’ju falënderoj për përkrahjen dhe që gjithmonë na keni besuar. Gjëja më e rëndësishme është të jemi gjithmonë më të fortë për sfidën e radhës.” /Gazeta Express/