Real, Barça, Juve e Milan rrezikojnë dy vite përjashtim nga Kupat

0
173

Projekti i SuperLigës Europiane ka mbetur pezull me shumicën e klubeve që tashmë e kanë braktisur projektin ndërsa kanë mbetur ende 4 ekipe rebele që nuk kanë dale ende jashtë plotësisht. Bëhet fjalë për Juventusin, Real Madridin, Barcelonën dhe Milanin të cilët zyrtarisht janë ende pjesë e projektit dhe një gjë e tillë nuk i pëlqen Alexander Ceferin që e shikon ende të rrezikshëm SuperLigën.

Sipas “ESPN”, tani UEFA mund të ndërmarrë masa konkrete ndaj 4 klubeve në fjalë që po rezistojnë pasi pozicioni i organit qeverisës të futbollit europian është i qartë “çdo klub i përfshirë në projektin e SuperLigës nuk mund të luajë në kompeticionet e UEFA-s.

Siç bëhet e ditur, UEFA ka negociuar me 7 klube që kanë dale nga SuperLiga, Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United e Tottenham me të cilët ka arritur një marrëveshje sipas të cilës nuk do të ketë ndëshkime ndaj tyre kundrejt një impenjimi formal nga këto klube për të mos marrë pjesë në SuperLigë. Edhe Interi tani po bisedon me UEFA-n për një marrëveshje të tillë.

Ndërkohë 4 ekipet e tjera që po rezistojnë, ndihen në pozicion të fortë pasi në dokumentet origjinale të dorëzuara në UEFA dhe FIFA për projektin, kanë kërkuar leje për Superligën, si një kompeticion jo rival dhe jo shkëputës nga organet qeverisëse të mësipërme

ora tv