Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka analizuar situatën klubeve spanjolle, sidomos nga ana ekonomike dhe sipas tij, vetëm Real Madrid duket më mirë se të tjerët dhe ka gjendje të mirë financiare për të bërë goditje të mëdha. Sipas tij, Florentino Perez do të surprizojë verën tjetër, ndoshta edhe në Janar por e sigurtë që dy galaktikë do të vijnë për sezonin tjetër. Tebas gjithashtu nuk nguron të “thumbojë” Al Khelaifin dhe merkaton e PSG-së…
“Ata kanë shitur lojtarë për 200 milionë euro, kanë para të mjaftueshme në dorë për të blerë Mbappé dhe Haaland. Perez nuk ka humbur para dhe mbi të gjitha ai ka shitur në mënyrë aktive, vitet e fundit. Ajo që nuk është e kuptueshme është se dikush është në humbje prej 400 milion euro , ka një buxhet pagash prej 500 milionë eurosh dhe mund të refuzojë oferta si ajo për Mbappé (referencë e qartë për PSG.) Ata po thyejnë rregullat e kontrollit të Francës dhe krijojnë dëme në tregun evropian. Sistemi i UEFA -s është i gabuar. Ne jemi duke shkuar në drejtim të kundërt me atë ku duhet të shkojmë. Ne duhet të gjejmë investitorë, por jo me pagesa të pakufizuara dhe humbje të vazhdueshme. Ata preferojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve duke humbur një miliard euro, duke bërë tifozët të lumtur, porn ë këtë mënyrë ofendohet futbolli”, përfundoi kreu i Ligës Spanjolle.
Në diskutimin e tij të gjatë, Tebas gjithashtu kërkoi nga UEFA që të rishikohen rregullat e FAIR Play Financiar pasi shumë klube po thellojnë borxhet.
ora tv