Real Madrid ngre lart trofeun e UEFA Champions League

0
97

Mund të konsiderohen edhe si kampionët e Evropës. “Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur një tjetër sukses në “kontinentin e vjetër”, duke fituar për të herë 15-të, trofeun e UEFA Champions League, teksa në finalen e madhe, të “Ëembley” në Londër ia arritën të mundin me rezultatin e pastër 2 me 0, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.

Ky ishte fundi i një rrugëtimi fantastik për klubin, të cilët eleminuan në rrugëtimin e tyre skuadra me goxha emër, duke filluar që nga “Demat” gjermanë të RB Leipzig, për të vijuar me “Qytetarët” e Manchester City, në çerekfinalet e kompeticionit dhe më pas “Bavarezët” e Bayern Munich, me përmbysje në gjysmëfinale.

Pasi bënë “paradën” para zyrtarëve të FIFA, i fundit në radhë për “Galaktikët” ishte kapiteni, Nacho Fernandez ashtu siç i takon tradita, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i dorëzoi pikërisht atij trofeun e sapofituar në fund në ceremonisë. /i.m /abcnews.al