Real Sociedadi po bën një sezon befasues në Spanjë.
Baskët kanë mposhtur pasditen e sotme Cadiz me rezultatin 0-1 dhe e shohin veten në krye të La Ligas me 23 pikë, 3 më shumë se Atletico Madrid e vendit të dytë.
Protagonist i ndeshjes ka qenë edhe 25-vjeçari shqiptar Adnan Januzaj me asistin e tij për Isak në minutën e 66.
Futbollisti i kombëtares belge dha një kros të ëmbël për shokun e skuadrës, i cili nuk gaboi pak metra larg portës kundërshtare.
Një vepër arti! Kështu e konsideron asistin e Januzajt gazeta spanjolle “Mundo Deportivo“.
/a.r, OraNews