Reali, Bayern, United, Juve mësojnë çmimin e Haaland

0
190

Erling Haaland (20 vjeç) është emri më i kërkuar nga klubet më të mëdha europiane.

Në lidhje me të ardhmen dhe çmimin e norvegjezit gazetari Oriol Domènech zbuloi në programin “Onze” të “Esport3” se ka një çmim fillestar prej 75 milionë eurosh në fund të sezonit të dytë te Dortmundi.

Sipas informacionit të sipërpërmendur, përfaqësuesi i lojtarit, Minio Raiola, ka rënë dakord me ekipin gjerman për një çmim fiks transferimi, pasi të mbarojë vitin e tij të dytë te verdhezinjtë.

Shifra prej 75 milionë eurosh do të jetë vetëm për Dortmundin, që e mori nga Salzburgu janarin e kaluar për vetëm 20 milionë euro. Kësaj shifre 75 milionë) duhet t’i shtohet komisioni që do të kërkojë Mino Raiola për operacionin, dhe ndoshta edhe komisionin e babait të lojtarit, siç ka ndodhur tashmë me mbërritjen e tij në Dortmund.

Skuadra gjermane i pagoi 20 milionë Salzburgut, por operacioni arriti në gati dyfishin e kësaj shume, nëse i shton shifrat që përfituan në formë komisionesh menaxheri dhe babai i lojtarit.