Reali e sheh De Ligtin si pasardhës të Ramosit

0
325

“Los Blancos” ia kanë vënë syrin qendërmbrojtësit të Juventusit, të cilin e shohin si zëvendësues ideal të veteranit Sergio Ramos

Real Madridi ia ka vënë syrin Matthijs de Ligtit, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, gjiganti spanjoll e sheh qendërmbrojtësin holandez si pasardhës ideal të Sergio Ramosit.

Futbollisti spanjoll po shkon drejt fundit të eksperiencës madrilene dhe “Los Blancos” e kanë gjetur tashmë zëvendësuesin e tij.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se Reali pritet të bëjë një ofertë të majme prej 100 milionë eurosh për 20 vjeçarin.

Barcelona po ashtu është e interesuar për ish-futbollistin e Ajaxit.

Juve e kishte blerë përfaqësuesin holandez për 75 milionë euro në korrik të vitit të kaluar. Gazeta Express