Real Madrid-Dortmund është finalja e madhe e Champions League për këtë sezon. Spanjollët e drejtuar nga strategu italian Ancelotti mposhtën 2-1 Bayenin në “Bernabeu” në një ndeshje të çmendur, e cila u vendos në fundin e takimit nga heroi Joselu, i cili realizoi dy gola.
14 herë kampionët e këtij kompeticioni dominuan Bayernin para tifozëve të tyre, por kanadezi Alphonso Davies i befasoi të gjithë në minutën e 68 kur e dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi gjermanët në avantazh.
Edhe pse u duk se përfundoi gjithçka, Joselu arriti të realizonte përmbysjen e madhe duke realizuar dy gola, në minutën e 88 dhe në të parën e shtesës.
Tashmë, Reali i Madridit do të luajë ndaj Dortmundit për titullin e 15 të kampionit të Champions Leagues më 1 qershor në Wembley” të Anglisë.