Një ngjarje e rëndë u raportua në Dhërmi. Dyshohet se recepsionisti i një hoteli në Himarë, përkatësisht 31-vjeçari Eraldo Nevruzi, është vrarë. I riu ka humbur kontaktet mesnatën e të martës me pronarët, dhe për këtë janë ngritur dyshimet.
Më pas janë njoftuar autoritetet ku edhe ka nisur kërkimet, dyshimet për vrasjen e tij janë shtuar edhe më shumë pasi ishin gjetur gjurmë gjaku në vendin ku punonte. Autori për këtë ngjarje të rëndë dyshohet se është Geraldo Shehu, 43-vjeçari nga Tepelena, i cili sipas policisë është arratisur drejt shtetit greke. Policia njofton se po bashkëpunon me autoritetet greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit nga Tepelena.
Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit.
/abcnews.al/