Receta ideale për qoftet, bëhen për 20 minuta dhe kanë shije fantastike

0
290

Kjo është receta më e vjetër e përgatitjes së qofteve më të mira që keni ngrënë ndonjëherë. Duhen vetëm 20 minuta për t’i gatuar.

Si te gatuajme Qofte Shtepie - FAMILY+ Blog

Përbërësit: 60 gr thërrime buke 60 ml qumësht 600 gr mish i girë viçi 1 vezë 30 gr djathë kaçkavall Pak arrëmyshk1 lugë gjelle majdanoz 1 lugë gjelle nenexhik Vaj Kripë Piperi zi.

Përgatitja: Shtoni thërrimet e bukës në një tas mesatar sëbashku me qumështin dhe lërini për 10 minuta, derisa buka të përthithë gjithë qumështin. Më pas shtoni në të mishin e viçit.

Hidhni vezën, djathin e grirë, arrëmyshkun, majdanozin dhe nenexhikun e copëtuar. Spërkatini me pak kripë dhe piper të zi dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit që të përftoni një masë homogjene.

Më pas merrni nga masa e përgatitur dhe formoni qoftet në formën që dëshironi. Vendosni një tigan me vaj dhe renditni qoftet në të.

revista ora