
Nga: Mirela Andoni
Fotografia: Armand Habazaj
PËRBËRËSIT:
1 kungull i verdhë mesatar
200 g oriz
50 g kërpudha të thata
50 ml vaj ulliri
1/2 qepë
100 ml verë e bardhë
400 ml ujë i nxehtë
kripë, piper, trumzë
PËRGATITJA:
Ndezim furrën në temperature 200 gradë. Fillimisht fusim kërpudhat në ujë, pastaj presim si kapak pjesën e sipërme të kungullit, te bishti, dhe me një lugë pastrojmë mesin e tij nga farat. Ndërkohë, vendosim në zjarr një tigan me vaj ulliri dhe pasi të jetë nxehur kaurdisim qepën, derisatë marrë ngjyrë të artë.
Pas kësaj shtojmë orizin. Vazhdojmë kaurdisjen edhe disa minuta dhe shtojmë kërpudhat. I shuajmë me verë dhe pasi të ketë avulluar alkooli, shtojmë 400 ml ujë të nxehtë, kripë, piper të zi dhe trumzë.
E lëmë derisa të marrë valë dhe më pas mbushim kungullin me masën e përgatitur. E mbulojmë kungullin me letër alumini dhe e pjekim për 40 minuta. 10 minutat e fundit i heqim letrën e aluminit dhe vazhdojmë pjekjen, derisa të marrë ngjyrë. Kur ta shërbejmë orizin, marrim edhe pak tulnga pjesa e brendshme e kungullit.
revista living
