Në ditën e parë të vaksinimit në Universitete, studentët në masë morën mungesë.
11 tetori ka shënuar nisjen e procesit të vaksinimit, edhe brenda mjediseve te Universitetit Luigj Gurakuqi. Në ambientet e universitetit janë hapur 2 qendra vaksinimi, ku të gjithë studentët mund të paraqiten për të kryer vaksinën, në mënyrë që të munden prej 18 tetorit të hyjnë në auditore pa pengesa.
Por ajo çfarë po vihet re është se një pjesë e madhe e studentëve hezitojnë ta kryejnë vaksinën, dhe numri i të vaksinuarve është i vogël.
Duke u nisur nga numri i ulët i vaksinimit, në Shkodër mund të zgjatet procesi edhe pas së shtunës kur edhe është afati i fundit për të marrë dozën e vaksinës.
“Fillimin e kemi menduar nga dita e sotme që është e hënë deri të shtunën. Nëse do kemi kërkesë nga na e studentëve dhe do na duhet të vazhdojmë procesin e vaksinimit jemi të gatshëm të bashkëpunojmë.”
Rektori i Universitetit të Korçës, numrin e ulët të vaksinimeve e arsyeton me faktin e mos-informimit të studentëve.
“Ne jemi vetëm në orët e para, kështu që një pjesë nuk janë mirë-informuar. Pikërisht mbledhja ishte për këtë, që të informohen të gjithë, për tu regjistruar në qendra e vaksinimit. “
Studentet si në Korçë dhe në Elbasan thonë se janë vaksinuar, vetëm për shkak të detyrimi për të ndjekur mësimin.
“Po mos të ishte me detyrim nuk do e bëja vaksinën.”
“Nuk është se e kishim shumë qejf që ta bënim.”
“Nuk më pëlqeu fare si vendim, por isha e dettruar që ta bëja.”
Të hënën e datës 18 tetor, në të gjithë vendin pritet që të nisë viti i ri Akademik, ndërsa studentët nuk do të lejohen në auditore pa vaksinë ose pa një test negative çdo javë.