Refuzon ekstradimin/ Shtyhet gjyqi për shtetasen ruse që u kap në Gramsh si e dyshuar për spiunazh

0
82

Ka përfunduar seanca e radhës ndaj shtetases ruse Svetlana Timofoeva në Elbasan.

Gjyqtari ka vendosur që ta shtyjë seancën, pasi mungonte prokurori çështjes

Mësohet se shtetësja ruse ka refuzuar ekstradimin, ndërsa për këtë çështje ka reaguar edhe kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili është ndalur tek arsyet se përse shtetësja ruse nuk ka pranuar ekstradimin.

Svetlana Timofoeva është 33-vjeçarja ruse e cila u raportua nga autoritetet shqiptare si një nga tre personat e arrestuar në muajin gusht të vitit të kaluar, pasi kishin tentuar të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.