Regjistrimet në fakultete/ Mundësia e fundit për në universitet, raund i ri aplikimesh në 20 shtator

0
2

Të gjithë ata që dëshirojnë të nisin shkollën e lartë këtë vit akademik dhe nuk kanë fituar asnjë degë studimi kanë dhe një tjetër mundësi.  Portali u-albania rihapet më 20 shtator dhe maturantët kanë  tre ditë kohë për të aplikuar.

“Sistemi i shfaq vetëm ato programe ku ka kuota të lira dhe ku ata plotësojnë kriterin e mesatares. Mesatarja 6.5 të mundëson të vazhdosh studimet në bachelor ose në programe të integruara, ata maturantë që kanë mesatare nën 6.5kanë mundësi të aplikojnë për programe studimi dy vjeçare dhe programe të tjera që nuk kërkojnë mesatare si ato në fushën e arteve apo ato të sporteve.”

Në këtë fazë pritet të aplikojnë rreth 7 mijë maturantë, në dispozicion të të cilëve janë rreth 14 mijë kuota të lira.  Ata mund zgjedhin mes degëve të inxhinierisë, ekonomisë, drejtësisë, mësuesisë, bujqësisë apo programeve   dy vjeçare të studimit  të cilat të japin mundësi për të dalë më shpejt në tregun e punës.

“Farmacia ka vetëm një kuotë, infermieria pak kuota, politekniku ka kuota te teknologjia informacionit, inxhinieritë, Universiteti I Tiranës ka kuota tek shkencat ekzakte, tek gjuhët e huaja, Pothuajse në të gjitha programet ka kuota të lira, programet dy vjecare kanë kuota të lira, shkencat ekonomike dhe ato juridike, filologjiku, mësuesia, bujqësori ka ende kuota të lira.”

Nga rreth 20 mijë e 500 kandidatë për studenttë cilët aplikuan në fillim të procesit aktualisht  rreth  16 mijë prej tyre u regjistruan për tu ulur në auditore më 6 tetor.