Maturantët që ende nuk kanë siguruar një vend në universitet kanë afat deri në orën 16:00 të kësaj të mërkure për të përfunduar regjistrimin në raundin e dytë.
Deri më tani janë rreth 19,700 maturantë të regjistruar, shifër më e ulët se një vit më parë, kur numri total arriti në 20 mije 200 studentë.
Ndërkohë raundi i tretë nis më 9 tetor, me pagesën e tarifës, ndërsa procesi i regjistrimeve do të zhvillohet nga 13 deri më 24 tetor.
Kandidatët mund të paraqiten drejtpërdrejt në sekretaritë e universiteteve.