Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, faza e dytë në datat 15-25 gusht

0
105

Nga data 15-25 gusht nis faza e dytë për regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta.

Regjistrimi do të bëhet në sistemin e-Albania, ndërsa prindërit do të asistohen nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollave për të realizuar procesin e regjistrimit.Në çdo shkollë do ketë stafe të dedikuara për të ndihmuar çdo prind që ka nevojë për ndihmë për regjistrimin online.

Çdo prind apo kujdestar ligjor pasi të hyjë në llogarinë e tij në portal, duhet të plotësojë formularin e aplikimit, të përzgjedhë me saktësi njësinë administrative, rrugën dhe shkollën që shfaqet në sistem.

Një vit më parë kjo mënyrë regjistrimi u aplikua vetëm në 182 shkolla, ndërsa këtë vit do të përfshijë të gjitha shkollat e vendit.