Regjistrohen lëkundje tërmeti me 4.1 Rihter në Greqi

0
2

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter u regjistrua të hënën në mëngjes në zonën e Karditsës, në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, lëkundja sizmike është lokalizuar 4 kilometra në verilindje të Morfovounit, në prefekturën e Karditsës.

Thellësia fokale është vlerësuar në rreth 10 kilometra, bazuar në të dhënat e Zgjidhjes së Rishikuar.

Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.