Rehabilitimi i të miturve pas krimit/ Arsim për zanate të ndryshme dhe ndihmë për punësim

0
79

Në Shqipëri përfshirja e të miturve dhe të rinjve në ngjarje kriminale po bëhet gjithnjë e më shqetësues vitet e fundit.

Por, megjithatë, të gjithë e meritojnë një mundësi të dytë. Qendra e Parandalimi të Krimeve te të Miturit, u themelua tre vite më parë si strukturë nën kujdesin e Ministrisë së Drejtësisë, nisur nga situata e krijuar e rritjes së kriminalitetit tek fëmijët.

“Rreth 20 të rinj kanë qenë pjesë e programit të rehabilitimit. Kanë përfituar dhe nga programet e njësisë së qeverisjes vendore.”, thotë Klaudia Hasanllari, Qendra për Parandalimin e Krimeve te te Miturit.

Për një të mitur që përfundon pas hekurave, riintegrimi i tij në shoqëri është një moment delikat. Kjo qendër i ndihmon ata të ndjekin kurse profesionale apo në gjetjen e një pune për të rinisur jetën, të lënë në mes në çastin e kryerjes së krimit.

“Ky është qëllimi jonë, integrimi i të rinjve që ata të kenë shpresë për të ardhmen: Jo gjithmonë ata janë koshientë. I mbështesim dhe i mbajmë pranë”, thotë Juljana Reso, pjesë e Caritas.

“Në Kavajë ata ndjekin shkollën, në momentin që dalin përpiqemi të gjejmë diçka për ta”.

Tipologjia e kriminalitetit tek të miturit është e ndryshme.

“Shitja e narkotikëve dhe vjedhja si dy tipologji më të shpeshta. Plagosje për shkak të mosmenaxhinit te zemërimit është shtuar shumë vitet e fundit”.

Qëllimi është që të rinjtë të cilët përfshihen në ngjarje kriminale, pas përfundimit të dënimit të mos rikthehen më tek krimi, por të integrohen në shoqëri njëlloj si të mos kenë gabuar asnjë moment në jetë.