Reja: Ndaj Uellsit luajmë me më të mirët, test i rëndësishëm për shtatorin

0
179

Nga Uellsi, trajneri Eduardo Reja foli për ndeshjen e parë miqësore ndaj Bale me shokë që do të luhet nesër në Cardiff. Për trajnerin kuqezi fjala kryesore është testi për të kuptuar se ku do të jetë Shqipëria në ndeshjet e shtatorit.

 

Fundi i sezonit a mos janë të lodhur lojtarët për të përballuar këto sfida?

Problemi i Qershorit është gjithmonë i tillë, është fundi i sezonit. Jemi përpjekur të pushojmë e të mos ngarkohemi. Nuk do të jetë e lehtë të luash ndaj Uellsit pasi janë ekip fizik por edhe me cilësi. nuk e di nëse do të luajnë ata ndaj Francës. Ne jemi gati ta përballojmë këtë ndeshje në mënyrën më të mirë. do të fus skuadrën më të përgatitur në aspektin taktik dhe fizik

Kush janë anët e dobëta dhe të forta të Uellsit?

Uellsi është një skuadër që taktikisht është shumë e përgatitur dhe janë të kujdesshëm në mbrojtje. ndoshta mund të lënë hapësira por  duhet të jemi shumë të shpejtë dhe mund t’i zëmë në befasi. Pika më e fortë e Uellsit janë mesfusha dhe sulmi. kanë james dhe Bale.

A mund të na tregosh mbi formacionin, a do të ketë ndryshim?

Kam disa dyshime në sulm sepse kam 4 lojtarë që janë në formë, nuk kam vendosur. Eshtë Balaj ose Seferi dhe Manaj. Në mesfushë nuk do të bëj shumë ndryshime me Abrashin do të jetë Bare dhe Cekiçin Endri ka bërë mire këtë sezon dhe mendoj se do ta provoj. Në mbrojtje kemi tre të përhershmit ndërsa nga krahët kam zgjidhje por do të vendos. ndoshta për ndeshjen tjetër do të ndryshoj më shumë se gjysmën e ekipit.

Uellsi dhe Çekia kanë ngjashmëri për dy ndeshjet e ardhshme të Shtatorit?

Uellsi pak më i ngjashëm mendoj me Hungarinë. Uellsi ka grup të forte dhe mund të bëjë surprizën në Europian. Ne duhet të gjejmë kondicionin e duhur dhe të provojmë veten me këto ekipe. Do të shikojmë veten ndaj Polonisë dhe Hungarisë. Shpresoj që këto ndeshje të na kolaudojnë dhe të na ndihmojnë shumë.

ora tv