Shqipëria do të luajë 3 ndeshje brenda muajit në nëntor, ndaj Kosovës miqësoren e datës 11 në Elbasan dhe dy sfidat kualifikuese ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë më 15 dhe 18 të këtij muaji. Trajneri Edi Reja ka bërë publike listën ditën e sotme.
Ftesë për t’u grumbulluar me Kombëtaren ka marrë edhe Lorenc Trashi, prania e së cilit nuk është e sigurtë, pasi mbrojtësi i Al Qadisa-s ka bërë një kërkesë të veçantë, bashkë edhe me kërkesën e FSHF-së, në mënyrë që ai të ketë leje nga instancat shtetërore të Kuvajtit për të mos kryer karantinën prej 14 ditësh në kthim. Në të kundërt, me këtë rregull, FIFA (në rast se karantina zgjat më shumë se 5 ditë) i jep të drejtë klubit që të vendosë nëse lejon apo jo futbollistin të shkojë në Kombëtare. Të tjera vende me masa shtrënguese janë Danimarka dhe në dyshim është Ylber Ramadani, Lindon Selahi në Holandë dhe Klaus Gjasula në Gjermani.
Elseid Hysaj dhe Ardian Ismajli rikthehen në Kombëtare, pas mungesës në ndeshjet e muajit tetor. Bëhet fjalë për një rikthim edhe për Memushajn, që është i gatshëm të japë një ndihmë për Kombëtaren, për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.
Për repartin e sulmit, Reja ka ftuar, Bekim Balajn, Sokol Cikalleshin, Xhakomo Vrionin, Armando Brojën, Taulant Seferin, Rei Manajn dhe Myrto Uzunin, me këtë të fundit që përsëri është në dyshim, për shkak se për një periudhë të gjatë ka qenë i izoluar, pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus.
LISTA E PLOTË:
PANORAMASPORT.AL