Një biznesmen saudit ka paguar plot 2.5 milionë euro për të parë nga stadiumi duelin Messi-Ronaldo. Në sfidën e së enjtes mbrëma ku CR7 do të jetë kapiten i “Skuadrës së Yjeve”, Messi do të luajë me PSG, ku sigurisht do të zbresin në fushë edhe Mbappe e Neymar.
Miqësorja e luksit ka tërhequr vëmendjen e miliona fansave për të siguruar një biletë ndërsa çmimet kanë arritur “yjet” pikërisht për shkak të faktit se pas shumë viteve, Messi dhe Ronaldo do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit edhe pse këtë herë në një përballje tërësisht me karakter komercial.
Personi që ka blerë biletën më të shtrenjtë të historisë së sporteve quhet Musharraf bin Ahmed Al-Ghamdi dhe është një nga biznesmenët më të suksesshëm të Arabisë Saudite. Të ardhurat nga biletat do të shkojnë të gjitha për bamirësi ndërsa për pjesëmarjen në këtë duel, PSG do të arkëtojë rreth 10 milionë euro.