Rekord i ri, Bitcoin arrin 106,000 dollarë/ Kriptomonedha shënon një rritje mbi 50 përqind që nga fitorja e Trump

0
2

Bitcoin ka vënë një rekord të ri në pak javë, duke shënuar një rritje me më shumë se 50 përqind që nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet e 5 Nëntorit. Kriptomonedha më e madhe në botë kaloi për pak kohë 106,000 dollarë, përpara se të binte në rreth 105,000 dollarë në tregun e Azisë të hënën.

Administrata e ardhshme e Trump shihet si shumë më miqësore ndaj kriptomonedhave sesa ajo e Joe Biden. Të enjten, presidenti i zgjedhur i SHBA-së përsëriti se po konsideron krijimin e një stoku kombëtar të monedhës dixhitale, të ngjashme me rezervën strategjike të naftës të vendit.

Peter McGuire nga platforma tregtare XM.com tha se rritja e Bitcoin ka qenë me vrull.

“Shumë investitorë besojnë se 120,000 dollarë mund të arrihen deri në fund të vitit dhe më pas në 2025 flitet për më shumë se 150,000 dollarë deri në mes të vitit”.
Në fillim të këtij muaji, Trump emëroi sipërmarrësin e Silicon Valley, David Sacks për të menaxhuar Inteligjencën Artificiale (AI) dhe kriptomonedhën./abcnews.al