Nuk mund të mendojmë për rekordet.
Futbollistët shqiptarë vëtet luajnë në ligat më të forta të botës, por janë shumë larg shifrave për një Ronaldo, Mbape apo Nejmar.
Gjithsesi, edhe kuqezinjtë kanë renditjen e tyre për nivelin e transferimeve, e cila ndryshoi disi pasi klubi amerikan, Ostin, ra dakord të paguante klauzolën e Myrto Uzunit.
Shuma financiare për kalimin nga Granada në Shtetet e Bashkuara është 12 milionë euro, dhe kjo e bën sulmuesin lojtarin e dytë më të shtrenjtë të kombëtares në histori.
Jo për vlerë të kartonit, por për shumën e transferimit.
Në vendin e parë mbetet I paprekshëm dhe me diferencë Marash Kumbulla.
Mbrojtësi kuqezi pati rekordin në verën e vitit 2021, kur Roma pagoi 26.5 milionë euro për ta marrë nga Verona.
Ishte koha, kur Kumbulla shkëlqente fort dhe ishte tepër I ri, ndërsa më pas I prishën punë dëmtimet dhe mezi po rikthehet në nivelet e tij duke luajtur tek Espanjoli në Spanjë.
Në vend të tretë është Ernest Muçi, për të cilin Beshiktashi pagoi 10 milionë euro për ta marrë nga Legia e Varshavës janarin e vitit të kaluar.
Vlen të theksohet se ish-kapiteni Lorik Cana mbetet në vendet e para, duke qenë i katërti në këtë listë.
Në 2009, klubi i Premier Ligës angleze, pagoi 5.8 milionë euro tek Olimpik I Marsejës për kartonin e tij.
Elseid Hysaj vjen menjëherë pas ish-mbrojtësit me 5 milionë euro që Napoli ia pagoi Empolit, ndërsa Mitaj mund ta arrijë nëse Al Itihad do të pranojë të shpenzojë 5 milionë euro këtë verë për kartonin e tij./abcnews.al