Rekrutonte vajza dhe i shfrytëzonte për prostitucion në Tiranë, pranga tutores nga Turqia

0
2

Në vijim të operacionit policor të koduar “Escort”, zhvilluar 2 javë më parë, arrestohet 1 shtetase turke, për shfrytëzim prostitucioni. Sekuestrohen bizhuteri floriri dhe një shumë parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasja turke në bashkëpunim me një vajzë tjetër, e arrestuar , rekrutonin vajza të huaja, nga Turqia dhe nga Azerbajxhani, dhe më pas i shfrytëzonin për prostitucion, duke përdorur një faqe online.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, janë referuar materialet në Prokurori, për 2 shtetase turke, të dyshuara për ushtrim prostitucioni.

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarës  i janë gjetur bizhuteri floriri dhe rreth 3000 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.