Është rënduar bilanci i viktimave nga sulmi terrorist i ndodhur në Moksë mbrëmjen e sotme. Nga të shtënat raportohet se deri më tani janë vrarë mbi 40 persona dhe mbi 100 janë plagosur.
Kjo pasi katër burra të maskuar hapën zjarr në Crocus City Hall, një vend i njohur koncertesh në periferi të Moskës
Në videot e bëra publike në mediat sociale, shihen 4 personat e armatosur të cilët qëllojnë kë të gjejnë përpara. Ata më pas futen në sallën e koncerteve të mbushur plot me njerëz dhe nisin të qëllojnë, ndërkohë që personat e ndodhur në sallë tentojnë të largohen të tmerruar.
Bazuar në videot e shpërndara në internet, numri i viktimave pritet të rritet, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtarë nga ana e Moskës lidhur me ngjarjen.