Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga shpërthimi në një rafineri nafte të hënën në Firenze të Italisë. Ekipet e kërkim shpëtimit kanë gjetur edhe dy trupa të tjerë në orët e para të mëngjesit.
Nga shpërthimi mbetën të plagosur 26 persona, nëntë prej të cilëve u dërguan në spital. Prokuroria e Pratos ka nisur një hetim për të kuptuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin e fortë./abcnews.al