Rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave nga aksidenti në Rrogozhinë. Humb jetën një grua

0
216

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë, si pasojë e përplasjes së tre automjeteve.

Mësohet se viktima e dytë është një grua, e cila ka qenë pasagjere në një nga mjetet e përplasura. Më herët kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes një 54-vjeçar, i cili ishte drejtuesi i një prej mjeteve të aksidentuara.

Burime bëjnë me dije se 54-vjeçari me inicialet T.M i cili ishte dhe viktima e parë e aksidentit, është më detyrë oficer burgjesh, dhe ka qenë duke shkuar si zakonisht në punë, në momentin kur është përplasur me dy makina të tjera.

Në mesin e dy personave të plagosur që po luftojnë për jetën në spitalin e Durrësit është edhe një fëmijë, që ka qenë pasagjer në një prej mjeteve.

”Në vijim të informacionit së dhënë pak më parë, se si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën njëri prej drejtuesve të mjetit ju bëjmë me dije se: Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital pasagjeria në mjetin tjetër me drejtues B. K”, njofton zyrtarisht Policia.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda 48 orësh në vendin tonë, ku gjatë ditës së djeshme 3 viktima u shënuan në Kodër-kashar në Tiranë, pasi mjeti ku ata udhëtonin si pasagjer u përplas me murin rrethues të një banese.

Aksidentet vijojnë të shkaktojnë bilance të frikshme në vendin tonë, ndërkohë që policia nis parandalimin vetëm me disa fushata, që transmetohen në media me video të montuara me kujdes.

(E.K/Faxweb.al)