Rëndohet situata në Elbasan! Përmbyten banesa e toka bujqësore

0
235

Rezulton se oret e mengjesit eshte shtuar intensiteti i shiut ne bashkine Belsh dhe si pasoje kemi prani uji ne disa shtepi te tjera pervec 2 rasteve te raportuara me pare dhe rrezik per disa banesa te tjera. Ne akset rrugore te bashkise ka pasur inerte ne rruge te cilat u pastruan dhe aktualisht nuk kemi me probleme.
Ne bashkine Cerrik ne Nj.A Shales rrezikojne disa banesa si pasoje e bllokimit dhe ujit ne sasi te madhe ne nje kanal kullues. U njoftua bashkia Cerrik per marrje masash.
Ne bashkine Elbasan jane permbytur 5 banesa ne zonen e uzines 12 te ish Kombinatit Metalurgjik Elbasan si pasoje e bllokimit te kanalit kullues nga punimet e firmes Salillari qe po kryen punimet e koridorit te 8. Ne vend po shkojne mjetet e firmes ne fjale per te normalizuar situaten.
Ne Nj.A Gjergjan dhe ne vijim ne fushen e Muriqanit kemi permbytje te tokave bujqesore si pasoje e bllokimit te kanalit KK3. U njoftua Drejtoria e Ujitje Kullimit ne Korce per marrje masash.
Institucioni i Prefektit te Qarkut eshte ne monitorim te situates.