Forcat RENEA kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion të befasishëm në Elbasan dhe Peqin. Mendohet që aksioni vjen pas ngjarjeve të rènda që kanë trònditur vendin si vrásja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, të cilët humbën jetën brenda pak ditësh.
Informacionet paraprake thonë se kontrollohet po zhvillohen edhe nëpër shtëpi. Tre ditë më parë, pòlicia deklaroi se ka zbardhur vrásjen e të riut Regis Runaj në qytetin e Elbasanit dhe ka árrestuar dy autorët e dyshuar për ngjarjen.
Dy të rinjtë 29 dhe 23-vjeç, dyshohet se kanë ndihmuar dhe në vrásjen e Emiljano Ramazanit, e ndodhur po në javët e fundit në Elbasan. Faxweb.al mëson se dy personat që janë arrestuar janë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, të cilët másakruan me thíka Runajn, pasi kishin konsumuar drògë së bashku, dhe më pas e kanë vrárë.(Faxweb.al)