Jo vetëm epidemia e gripit, por edhe rastet e shtuara me virusin respirator Sinsincial kanë rënduar shëndetin në popullatë.
Fëmijët janë më të prekurit nga viruset respiratorë aq sa urgjenca e Pediatrisë dhe ajo e konsultave në QSUT po përballen më fluks të shtuar pacientësh.
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se viusi RSV apo sinsincial ka qarkulluar edhe më herët, por rënia e imunitetit gjatë tre viteve të pandemisë ka bërë që këto viruse të jenë më agresivë.
Shenjat e virusit Sinsincial janë të ngjashme me gripin. Më herët, shefja për sëmundjet infektive në ISHP Silva Bino ka bërë te ditur se RSV shkakton forma më të rënda respiratore dhe kryesisht te të vegjlit.
Instituti i Shëndetit Publik deklaron se gripi dhe nëntipet e tij janë dominues në këtë periudhë edhe ndaj nënvarinteve të Omicron.
Piku i epidemisë së gripit pritet të shënohet në fund të muajit janar. Aktualisht, raportohen mbi 14 mijë të prekur në javë edhe pse shifrat reale janë shumë më të larta.