Noizy është njëri ndër reperët më të njohur dhe më të përfolur shqiptar, shkruan Express Rozë.
Ai gjithashtu ka treguar pasionin që ka për boksin, dhe se kur ka jetuar në Londër ai boksin e ka pasur edhe profesion.
Një postim i tij në Instagram na ka habitur të gjithëve.
Noizy mbrëmjen e djeshme ka postuar një foto në Instagram duke i thënë disa fjalë jo dhe aq të mira për bokserin e njohur Florian Markun, por menjëherë pas katër minutash postimi është fshirë.
Reperi dhe bokseri aso kohe kanë pasur raporte shumë të mira bashkë, por si duket kohët e fundit nuk po e kalojnë dhe aq mirë me njëri-tjetrin.
Express Rozë ka vënë re se ata më nuk po e ndjekin më njëri-tjetrin as në Instagram, madje reperi i ka fshirë edhe postimet që i kanë pasur dikur së bashku, duke përfshirë këtu edhe videon që reperi kishte postuar kur bokseri kishte fituar një ndeshje boksi.
Për të parë më shumë rreth këtij postimi, shikoni më poshtë:
