Reshje bore/ ARRSH: Qarkullimi vazhdon normal në të gjitha akset kombëtare

0
199

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se gjatë natës së mbrëmshme kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin e vendit, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

Në informacionin mbi gjendjen e akseve kombëtare, ARRSH thekson se qarkullimi vazhdon normal në të gjitha akset kombëtare.

ARRSH bën të ditur se rënia e materialeve në Muzinë është mbajtur gjithë kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.

“Në aksin Permet-Çarshovë ka patur rënie të materialeve në trup të rrugës. Është ndërhyrë menjëherë me mjete e punëtorë për të pastruar rrugën dhe qarkullimi t’i kthehet normalitetit. Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që  nga km 7 deri në km 14 të qarkullohet me zinxhirë”, thuhet në njoftimin për mediat nga ARRSH.

Kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet.