Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës. Reshjet janë shoqëruar me erë të fortë duke shkaktuar problemet e para në furnizim me energji elektrike në zonat e thella malore.
Disa prej njësive administrative kanë mungesë të energjisë elektrike, ndërsa akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Subjektet kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve vijojnë punën në terren. Sa i përket furznizimit me ujë të pijshëm nuk raportohen probleme.