Reshje dëbore dhe orteqe në qarkun e Shkodrës, bllokohet aksi Qafë Thore – Theth, ARRSH apel shoferëve

0
15

Reshjet e dëborës dhe orteqet kanë krijuar probleme në zonat malore të qarkut Shkodër.

Mësohet se më shqetësuese ka qenë situata në aksin Qafë Thore – Theth, ku orteqet e rëna kanë bllokuar njërin krah të rrugës.

ARRSH bën me dije se po punohet për zgjerimin e pjesës kaluese.

Ndër të tjera, ARRSH thekson se ka prani ngricash dhe është e domosdoshme të përdoren goma me zinxhirë./vizionplus.tv