Reshje dhe rënie temperaturash në mesjavë, si pritet të jetë moti në ditët në vijim

0
2

Java ka nisur me mot të qëndrueshëm por pritet të ndryshojë në ditët në vijim. Meteorologu Hakil Osmani thotë se e mërkura do të sjellë vranësira më të shpeshta dhe reshje shiu në disa zona.

Reshje dëbore priten në zonat malore. Sa i përket temperaturave, pritet rënie nga e mërkura.

“E hëna dhe e marta mbeten në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh, kalime të shpeshta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë të hënën në Ultësirën Perëndimore. E marta do të ketë vranësira më të shpeshta, të cilat do të pësojnë zhvillime në orët e mbrëmjes duke bërë që të kemi prezente reshje të pakta shiu në zonat veri perëndimore. Të mërkurën dhe të enjten pritet mot i paqëndrueshëm, duke bërë që të kemi vranësira të shpeshta, të cilat do të pësojnë zhvillime dhe reshje shiu shiu të izoluara edhe në formën e rrebesheve ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore.

Të premten, vranësirat do të jenë më të shpeshta, por reshjet do të jenë në sasi shumë më të pakta dhe të fokusuara në gjysmën lindore të territorit. Sa i përket temperaturave, sot dhe nesër maksimumet mbeten në vlerat 19-20 gradë në zonat e izoluara në Ultësirën Perëndimore ndërsa mëngjeset deri në 1 apo 2 gradë në qytetet e zonave malore. Nga e mërkura dhe të enjten kemi rënie të temperaturave, duke bërë maksimumet në rang territori të jenë jo më shumë se 16 gradë. E premtja sjell rritje të lehtë të temperaturave.”, thotë Osmani./abcnews.al