Reshje shiu apo dëbore? Ja si do të jetë moti në fundjavë…

0
217

Dita e shtunë do të karakterizohet me reshje në formë shiu me intensitet të ulët që në orët e para të mëngjesit. Në lartësitë mbi 200 metër do të ketë reshje dëbore.

Në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të kthehen në reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit duke arritur deri në kuotat nivel deti.

Edhe dita e diele do të karakterizohet nga një mot me reshje dëbore me një intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat do ulen me 6 grade në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -15°C deri në 4°C

Ora