Reshje shiu në disa zona, temperaturat maksimale në 18°C

0
25

Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria; do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, por pas  mesditës dhe në vijim pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit ku më problematike situata do të paraqitet; në jug-jugperëndim të territorit ku shirat do të jenë në formë shtrëngate.

Sipas Meteoalb, në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore; Parashikohet që edhe gjatë natës reshjet të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët deri në 18°C vlera më e lartë në rang vendi.