Reshje shiu në të gjithë vendin

0
175

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta, kryesisht në zonat Jugore dhe Lindore. Por gjate orëve të pasdites, parashikohet që moti të përmirësohet gradualisht, duke sjelle dominim të kthjellimeve dhe vranësira kalimtare në territor, ku më të dukshme vranësirat mbeten ne Juglindje te vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjell në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalime te pakta vranësirash në pjesën më të madhe të ditës. Por në intervale të shkurtra kohore parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjell gjatë ditës reshje të izoluara. Ndërsa mbrëmja sjell dominim të motit të kthjellet në të gjithë vendin.