Reshje shiu në të gjithë vendin, borë në zonat malore! Parashikimi i motit për ditën e enjte

0
2

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Reshje e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në Alpe dhe në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët, në Alpe hera-herësstuhi dëbore.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 17 gradë celcious, ndërsa ato minimale në 6 gradë celcius.