Reshje vdekjeprurësë në El Salvador, lumi merr para familjen, të paktën 5 viktima

0
133

Të paktën pesë persona janë vrarë në El Salvador për shkak të shirave të dendur, që kanë goditur vendin që nga e premtja (10 shtator),  njofton shërbimi i mbrojtjes civile.

Viktimat përfshijnë një grua dhe tre fëmijë të së njëjtës familje, të cilët u tërhoqën nga një lumë pranë Kishinau, në rrethin Sonsonate, rreth 70 km në perëndim të San Salvador, sqaroi shërbimi i mbrojtjes civile përmes Tëitter.

Qytetet bregdetare Tecuca, Hikilisco dhe Puerto El Triunfo, rreth 90 kilometra në juglindje të San Salvadorit , janë shpallur në alarm të kuq (rrezik i afërt).

Presidenti Najib Boukele paralajmëroi për “mundësi  të larta të rrëshqitjeve të dheut” dhe i bëri thirrje popullit të “bashkëpunojë” me autoritetet për masat parandaluese.

ora news