Reshjet e borës/ Probleme me qarkullimin e mjeteve në disa akse, policia thirrje shoferëve: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore

0
2

Për shkak të reshjeve të borës, qarkullimi është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe në Sarandë.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme janë në terren me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në rast nevoje.

Policia bashkëpunon me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës. Puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve vijon në mënyrë intensive.

Në Qafë Thanë, nuk do lejohet kalimi i kamionëve (rreth 2-3 orë) derisa rruga të pastrohet nga borëpastruesja në tokën maqedonase.Policia Rrugore apelon që drejtuesit e mjeteve të: bëjnë kujdes gjatë lëvizjes, respektojnë sinjalistikën rrugore, pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.