Qarkullimi i mjeteve në rrugën e Arbrit është vështirësuar si pasojë e reshjeve të dëborës.
Policia lokale u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirët në rrugë.
Që prej fundjavës, moti i keq me reshje shiu dhe dëborë ka përfshirë vendin tonë.
Qindra hektarë tokë u përmbytën në Lezhë. Në qarkun Elbasan ka pasur probleme me energjinë elektrike në Librazhd e Stravaj të Përrenjasit. Në qarkun Durrës rreth 300 hektarë tokë bujqësore në zonat rurale u përmbytën, ndërsa uji vërshoi brenda 20 shtëpive që ndodhen pranë lumit Erzen.
Ndërkohë, në veri të vendit kanë nisur reshjet e dëborës, por ende nuk është raportuar për rrugë të bllokuara.
Top Channel