Reshjet e dëborës, bllokohet kalimi në Rrugën e Arbrit

0
71

Kanë mjaftuar pak minuta reshje bore që Rruga e Arbrit të bllokohet për kalimin e mjeteve.

Policia Rrugore e Dibrës njofton drejtuesit e mjeteve që të kalojnë nga rruga e vjetër që lidh Tiranën me Burrelin, që përkthehet në dhjetëra kilometra më shumë për të mbërritur në destinacion.

Po ashtu drejtuesit e mjeteve këshillohet që të moderojnë shpejtësinë, si dhe të shmangin manovrat e rrezikshme në rrugë.

Njoftimi i policisë:  

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e saj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,
të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.