Reshjet e dendura në SHBA, aksident masiv në Indiana, përfshihen 45 automjete

0
2

Një aksident i madh me zinxhir, që përfshiu 45 automjete, u regjistrua në Indiana të SHBA-së pas një stuhie të fortë dëbore që goditi pjesën perëndimore të vendit.

Sipas burimeve, përplasja ndodhi në Autostradën 70, në qarkun Vigo të Indianës, pranë qytetit Terre Haute. Policia e Indianës njoftoi se nuk ka të lënduar rëndë.Vetëm 12 persona pësuan dëmtime të lehta dhe u transportuan në spitalet lokale për kontroll dhe trajtim.