Reshjet e dendura të shiut izolojnë fshatin Thirrë në Mirditë, dëmtohen rrugët dhe disa ura

0
2

Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze në njësinë administrative të Fanit, në Mirditë.

Si pasojë e prurjeve të shumta të lumit, rruga që lidh fshatin Thirrë me Rrugën e Kombit është shembur, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të zonës.

Raportohet gjithashtu për dëmtime në disa ura që lidhin fshatrat përreth, çka e ka bërë edhe më të vështirë qarkullimin dhe transportin e mallrave.