Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar mjaft problematika në qytetin e Lezhës.
Sistemi i kanalizimeve në qytet nuk e përballon nivelin e prurjeve dhe uji ka vërshuar në të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit.
Situata shfaqet tejet problematike në bulevardin “Gjergj Fishta”, në lagjen “Besëlidhja”, në bllokun e banimit “11 Janari” etj.
Niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve, lëvizjen e nxënësve të shkollave, hyrjet e pallateve, hyrjet në bizneset e qytetit ku uji ka vërshuar në katet e para.
Problematike paraqitet edhe lëvizja e automjeteve në rrugët e qytetit