Reshjet e shiut mbushin Fierzën, dhjetëfishohen prurjet në orët e fundit

0
139

U deshën tre dite reshje intensive që rrënojat e Kukësit të vjetër të mbuloheshin sërish nga uji i Liqenit te Fierzës. Prurjet e lumenjeve u dhjetëfishuan gjatë 24 orëve të fundit e që shkuan në rreth 900 metër kub ujë në sekondë ndërsa niveli i ujit në liqenin e Fierzës, ka kaluar 262 metra mbi nivelin e detit, nga 259 që ishte tre ditë më parë.

Reshjet e shiut janë të pranishme në të gjithë territorin e verilindjes, aty ku lumenjtë kryesore që furnizojne liqenin e Fierzes Drini i bardhë e Drini i Zi, po shtojnë prurjet e tyre.