Kanë mjaftuar vetëm 2 orë shi ditën e sotme që qyteti i Gramshit të përmbytet.
Më problematike paraqitet situata në rrugët e brendshme të lagjeve dhe në bulevardin kryesor të qytetit.
Uji ka përmbytur gjithçka duke bllokuar dhe kanalizimet e ujërave të zeza të cilat janë bashkuar me ujin e shiut dhe kanë bllokuar rrugën në hyrje te qytetit.Është dashur ndërhyrja urgjente e zjarrfikësve që kjo situatë të merret nën kontroll të plotë.Ujërat e rrëmbyeshme kanë paralizuar ambientet e brendshme të komisariatit të policisë shirat kane rinisur përsëri pas një ndërprerje për rreth 30 minuta.